Lajme
Profil | Sadri Ramabaja, njeriu që “lundroi” në shumë parti dhe u arrestua duke hipur në anije me pasaportën e mikut të tij
Demokracia
12:00 | 05 Gusht 2023

Share:

Sadri Ramabaja është një prej njerëzve që shfaqet më së shpeshti nëpër studio televizive, duke e mbrojtur çdo aferë e skandal të qeverisjes së Albin Kurtit.

Analisti proqeveritar, që i mbetet shpesh hatri dhe braktisë studion televizive sapo dikush e kundërshton, duket se e ka “ngjyer” ngapak në të gjitha partitë politike në Kosovë.

Sipas të dhënave që Demokracia.com ka grumbulluar del se analisti nga fshati Magurë e Kamenicës, i ka ndërruar pesë parti.

Për ironi, Ramabaja që njihet si “lundrues” nëpër krejt partitë, ishte arrestuar në një anije në Durrës me pasaportë të huaj që thuhej se ishte e Xhevat Bislimit.

Ai ka qenë anëtar i partisë UNIKOMB, e cila më pas u shkri në AAK dhe Ramabaja u bë pjesë e partisë së Ramush Haradinajt.

Ramabaja, i mësuar që të ndërroi partitë, nuk qëndroi shumë as aty dhe iu bashkua AKR-së së Behgjet Pacollit.

E nga AKR-ja, analisti pro VV-së iku për në PSD-në e Agim Çekut.

Aktualisht, ai vegjeton në Vetëvendosje.

Pas luftës, kur PDK e kishte kryeministrinë, Ramabaja ishte angazhuar edhe si Zyrtar i Lartë në Zyrën e Kryeministrit. /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Viti 1995, kur Sadri Ramabaja akuzohej se i ka blerë provimet në Tiranë

Ramabaja që nuk kishte pasur guxim ta linte Zvicrën dhe të vishte uniformën e UÇK-së kërkon të mos quhen krerë të UÇK-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi

Të ngjashme