Lajme
Profesori universitar: Aleanca antishqiptare po tenton të fabrikojë një histori tjetër për shqiptarët
Demokracia
11:27 | 06 Mars 2023

Share:

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka thënë se Aleanca antishqiptare ka marrë elemente të kryqëzatës kundër shqiptarizmit. 

Ai ka vlerësuar se tentohet të fabrikohet një histori tjetër për shqiptarët dhe se po tentohet që të fshihet me gomë harrimi historinë e antiserbizmit dhe të antikomunizmit.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi në burg. Sali Berisha non grata. Albin Kurti nën presion abnormal. Dritan Abazoviqi në piedestal. Aleanca antishqiptare i kalon edhe vijat e armiqësive që përshkojnë luftën në Ukrainë. Kjo aleancë ka marrë elemente të kryqëzatës, kundër shqiptarizmit. Po tentohet të fabrikohet një histori tjetër për ne si shqiptarë. Po tentojnë ta fshijnë me gomë harrimi historinë e antiserbizmit dhe të antikomunizmit nga kujtesa jonë. Problemi ynë moral është se a jemi duke e kuptuar çka po tentojnë të na e veshin si fat – statusin e një kombi pa kujtesë?”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024