Lajme
Profesori publikon 59 emra që dyshohet se kanë marrë pjesë në masakrën në Krushë të Madhe
Demokracia
15:01 | 26 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Sot shënohet 24 vjetori i masakrës në Krushë të Madhe.

Me rastin e kësaj dite, profesori i UP-së, Durim Abdullahu, ka publikuar një listë me 59 emrat të persona që dyshohet se janë ndër kryerësit e masakrave në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël.

“Ashtu siç i njohim viktimat e krimeve të luftës me emër dhe mbiemër, po kështu duhen njohur edhe kryerësit e këtyre krimeve të kryera nga Serbia mbi shqiptarët e Kosovës”, ka shkruar Abdullahu në Facebook.

Postimi i plotë:

Ndër kryerësit e masakrave në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël, ku brenda dy ditësh, më 25 dhe 26 mars 1999, forca policore, paraushtarake dhe ushtarake serbe, të ndihmuara nga banorë lokalë serbë dhe romë, vranë mbi 350 shqiptarë, ishin dhe këta persona:

1. Sava Nikolič

2. Momčilo Nikolič

3. Dimitrija Nikolič

4. Zvezdan Nikolič

5. Rashko Nikolič

6. Krunislav Nikolič

7. Dragolub Nikolič

8. Novica Nikolič

9. Stanimir Nikolič

10. Milladin Nikolič

11. Vitko Nikolič

12. Rade Nikolič

13. Danillo Nikolič

14. Blagoje Lazar Nikolič

15. Goran Nikolič

16. Boban Nikolič

17. Bogulub Nikolič

18. Millos Nikolič

19. Jovan Nikolič

20. Cvetko Nikolič

21. Krsta Nikolič

22. Dusko Nikolič

23. Nenad Nikolič

24. Blagoje Todor Nikolič

25. Sveta Tasič

26. Srečko Tasič

27. Darko Tasič

28. Stajko Petkovič

29. Sasa Petkovič

30. Dojcilo Petkovič

31. Dobri Petkovič

32. Predrag Petkovič

33. Stevan Petkovič

34. Dejan Petkovič

35. Milos Petkovič

36. Goran Petkovič

37. Golub Petkovič

38. Nenad Petkovič

39. Borislav Petkovič

40. Slavko Petkovič

41. Aleksandar Petkovič

42. Jovan Petkovič

43. Ranko Petkovič

44. Zlatko Đorđevič

45. Gorolub Đorđevič

46. Mladen Đorđevič

47. Bosko Đorđevič

48. Nebojsa Đorđevič

49. Gorolub Cvetkovič

50. Đorđe Cvetkovič

51. Borislav Cvetkovič

52. Stanko Cvetkovič

53. Tomče Cvetkovič

54. Bajram Gashi

55. Agim Gashi

56. Lulzim Gashi

57. Pera Stankovič

58. Stanislav Stankovič

59. Dragan Tomič

Këto masakra u patën përfshirë edhe në aktakuzën kundër Sllobodan Millosheviqit, të ngritur nga Tribunali Ndërkombëtar i Krimeve për ish-Jugosllavi (ICTY), në Hagë. E urdhëruar nga strukturat shtetërore të Serbisë dhe të Jugosllavisë, këto vrasje u kryen nga policë, paraushtarakë, ushtarë dhe banorë serbë e romë, fqinjë të viktimave.

Ashtu siç i njohim viktimat e krimeve të luftës me emër dhe mbiemër, po kështu duhen njohur edhe kryerësit e këtyre krimeve të kryera nga Serbia mbi shqiptarët e Kosovës. Studimi i historisë dhe i trashëgimisë së luftës, është një fushë specifike shkencore e ngritur veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore në Europë dhe ShBA, që duhet zhvilluar teorikisht dhe praktikisht edhe për luftën e Kosovës (1997-1999). Ajo është parakushti që duhet plotësuar por edhe dija që duhet prodhuar për të njohur historinë e kësaj lufte, për të adresuar krimet e luftës dhe për të paqtuar kujtesën për të!

Të ngjashme