Profesori i Ekonomisë, Medain Hashani, ka deklaruar se nuk mund të thuhet se në Kosovë ka rritje të të punësuarve, siç proklamon Qeveria.
Hashani tha në Klan Kosova se ekonomia e vendit nuk është në gjendje stabile.
“Nuk mund të themi se kemi rritje të numrit të të punësuarve, mirëpo kemi zvogëlim të evazionit tatimor në anën e punësuarve, pikërisht kjo ka ndodhur për shkak të evazionit tatimor që ka qenë për punëtorët e mosdeklaruar dhe masat të cilat i ka ndërmarrë edhe qeveria paraprake, por edhe kjo qeveri në kohën e pandemisë që t’i subvencionojë të gjitha bizneset të cilat kanë punëtorë të deklaruar në kohën e pandemisë COVID-19”, tha Hashani.
Profesori thotë tutje se ekonomia në Kosovë është mjaft destabilizuese.
“Andaj, nëse e analizojmë në përgjithësi ekonominë e vendit tonë, jemi në një ekonomi mjaft destabilizuese, si në aspektin e zhvillimit ekonomik, ashtu edhe në destabilitetin buxhetor të Kosovës”, ka thënë Hashani.