Lajme
Profesori i drejtohet VV-së: Me spote propagande, mund edhe të vihet në pushtet, por jo edhe të qëndrohet gjatë
Demokracia
21:43 | 03 Tetor 2022

Share:

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Avdi Smajljaj ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, për videon e publikuar sot në faqen e tyre zyrtare, ku etiketohen dhe akuzohen partitë politike, pushtetet e kaluara e ish-liderët e vendit, për kinse “shkatërrim 20 vjeçar”.

Profesori ka thënë se me spote propagande mund të kënaqen përkohësisht inatet e qytetarëve të painformuar sa duhet, por nuk ndërtohet rruga Prishtinë -Podujevë, apo të ulet inflacioni.

Postimi i plotë i profesorit Smajljaj:

Me spote propagande:

– nuk ndërtohet rruga PR – Podujevë

– nuk ndërtohet rruga PR – Mitrovicë

– nuk ndërtohet rruga PR – Pejë

– nuk ndërtohet rruga PR – Gjilan

– nuk ulet inflacioni

– nuk përballen ktizat ekonomike

– nuk rritet mirëqenia e qytetarëve

– nuk përmirësohet cilësia në arsim

– nuk rregullohet shëndetësia

– nuk arrihen njohjet nga shtete tjera

– nuk anëtarësohemi ne komunitetin ndërkombëtar

– nuk rriten prodhimet bujqësore

– nuk vijnë investime nga jashtë

– nuk hapen vende të reja pune

– nuk përmirësohet drejtësia

– nuk përmirësohet gjendja me furnizim me energji

– nuk përmirësohet gjendja e ajrit

– nuk përmirësohet pastërtia e lumenjëve

– nuk zhvillohet demokracia e liria

– nuk përmirësohet mbrojtja e të drejtave të njeriut

– nuk …

Me spote propagande:

– mund të kënaqen përkohësisht inatet e qytetarêve të painformuar sa duhet

– mund të arrihen polarizime shoqërore e politike

– mund edhe të vihet në pushtet, por jo edhe të qëndrohet gjatë.

Punë.

Faleminderit, s’kemi nevojë për propagandë. S’na hynë punë gjë.

Të ngjashme