Lajme
Profesori britanik: Rishkrimi i kufijve zgjidhja më e mirë, s’është aq e rrezikshme sa autonomia
Demokracia
15:01 | 12 Qershor 2023

Share:

Profesori britanik në “London School of Economics”, James Ker-Lindsay, mbështetës i kahershëm i idesë së shkëmbimit territorial mes Kosovës dhe Serbisë, zgjidhje kjo “e vetme” sipas tij mes dy shteteve, ka dalë me një video në lidhje me ngjarjet e fundit në pjesën veriore të vendit, ku sërish e ka elaboruar të njëjtën ide: “Koha për të diskutuar ndarjen?” e ka titulluar videon e tij.

Ker-Lindsay, shpalos një seri argumentesh se pse mendon kështu siç mendon.

“Nuk ka asgjë në të drejtën ndërkombëtare kundër dy shteteve që vullnetarisht vendosin kufijt e tyre”.

Ndërsa sa i përket asaj se ndryshimi i kufijve është gjë jo evropiane ai kujton marrëveshjen për Irlandën Veriore të ndërtuar mbi njohjen e hapur të ndryshimit të kufijve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës kur shumica e popullatës në Irlandën Veriore deshti ashtu.

Ndryshimi i kufijve, thotë profesori britanik, e liron edhe Kosovën në ndryshimin e Kushtetutës së saj në pjesët ku serbëve u jepen pushtete të tepërta.

“Përfundimisht, përderisa preferenca e qartë mbetet ajo e një aranzhimi autonom (për serbët), ndarja nuk është kaq radikale e as kaq e rrezikshme, sa mund të duket. Madje ka edhe më shumë mbështetës se ç’mund të mendohet”.

“Derisa shumë zyrtarë publikisht e kanë kundërshtuar idenë, ata privatisht e dinë se çfarë avantazhesh sjellë ajo”, vazhdon ai.

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025