Lajme
Profesori amerikan për qeverinë e Kosovës: Po merret me çështje që s’i takojnë një kombi të ri
Demokracia
10:33 | 06 Gusht 2021

Share:

Profesori amerikan në Universitetin e New York-ut, Alon Ben Meir ka kërkuar nga Kosova të forcojë pozicionin e saj nëse dëshiron më shumë vëmendje ndërkombëtare.

Ai në një postim në llogarin e tij në ‘Facebook’, ka thënë se qeveria e Kosovës duhet të angazhohet në procese të cilat i takojnë kombi të ri.

Sipas tij, përderisa qeveria e Kosovës përfshihet në procese që nuk i takojnë, është problem që të vazhdohet përpara në aspektin socio-ekonomik.

Postimi i plotë i Ben Meir: 

Kosova duhet të forcojë pozitën e saj në vend në çdo mënyrë në mënyrë që të fitojë më shumë vëmendje dhe më shumë njohje nga bashkësia ndërkombëtare. Por përderisa qeveria e Kosovës vazhdon të angazhohet në aktivitete që nuk janë në përputhje me atë që kërkohet nga një komb i ri që dëshiron të rritet dhe përparojë, ky është një problem. Duhet bërë vazhdimisht përpjekje për të përmirësuar kushtet socio-ekonomike dhe politike në vet Kosovën.

Të ngjashme