Lajme
Profesoresha Weller: Kosovën edhe në luftë se kam përjetuar më të zymtë e pa shpresë se tani
Demokracia
19:03 | 05 Dhjetor 2022

Share:

Profesoresha Nora Weller, ka publikuar një shkrim ku ka komentuar situatat e fundit më të cilat po përballet Kosova dhe populli i saj, raporton Gazeta10.

Nora Weller ka thënë se Kosovën e ka parë edhe në luftë por asnjëherë s’ka qenë kaq e zymtë e pa shpresë dhe e humbur se aktualisht.

“Kosovën e kam parë edhe në luftë por kurrë se kam përjetuar më të zymtë, pa shpresë dhe të humbur sikurse tani! Po ndihem humbëse, të gjithë njerëzit më duken humbës në Kosovën e sotit. Vendi është në turbulencë serioze sepse tashmë politika dashamirëse të ndërkombëtarëve ndaj Kosovës kanë ndryshuar në thelb dhe vështirë që do të kthehen ashtu sikur ishin më parë. “, ka shkruar në Facebook Weller.

Tutje Nora Weller ka thënë se është krijuar një pluralizëm i thellë në çdo strukturë të shoqërisë por pluralizmi me komunitetin serb, do t’i kushtoj vendit shumë shtrenjtë.

Nora Weller po ashtu ka thënë se si nacionalistë të papërvojë që jemi festojmë edhe për burrat që vrapojnë pas topit zviceran./Gazeta10

Të ngjashme