Ditëve të fundit është ringritur në publik çështja e lejimit të shamisë në shkolla.
Rreth çështjes së bartjes së mbulesës në shkolla, ka reaguar edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, shkruan Demokracia.com.
Ajo e ka cilësuar si të padrejtë udhëzimin administrativ që nuk lejon vajzat të mbajnë shami në shkollë dhe se për vajzat myslimane shamia është një mënyrë jetese.
Si duket kjo temë nuk i ka pëlqyer aspak, shkrimtares Majlinda Bregasi, e cila është edhe profesoreshë e gjuhës italiane në Universitetin e Prishtinës.
Ajo përmes një postimin në Facebook, ka shkruar se Duda Balje është një pemë e lashtë budallicë ndërsa njërin nga komentuesit iu është përgjigjur duke i komentuar të pasmet e deputetes Duda Balje.
Gjithashtu, profesoresha Majlinda Bregasi është edhe mbështetëse e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit aktual, Albin Kurti.
Ky është postimi i saj i plotë: