Lajme
Profesor Smajljaj: Vjosa Osmani mund ta ketë kuptuar në Singapor se jemi “cirkuza”
Demokracia
20:45 | 27 Qershor 2022

Share:

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Avdi Smajljaj, ka komentuar vizitën e presidentes Vjosa Osmani në Singapor, një vend me të cilin Kosova nuk ka raporte të dendura tregtare.

Smajljaj ka vënë theksin te përparimi i madh që ka shënuar Singapori sa i përket politikave në fushën e arsimit.

Edhe në të kaluarën, analisti ka qenë jashtëzakonisht i ashpër ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ai thotë se nga kjo vizitë znj. Osmani mund ta kuptojë se (sic) “ne jemi vend cirkuzash”.

Me këtë fjalë, besohet që e ka fjalën për personat që bëjnë shfaqjet nëpër cirqe.

Statusi i plotë:

Presidentja e Kosovës paska vizituar Singaporin.

Ndër të tjera, uroj ta ketë kuptuar se ne jemi cirkuza, në vend të politikave zhvillimore përmes arsimit, ne kemi zgjedhur retorikën e lodhët prej së cilës s’ka pa kush hajër.

Singapori para disa dekadave njihej si vend i piratëve. Përmes vendosjes së arsimit në prioritet dhe politikave të arsimit, Singapori sot është në mesin e vendeve me të ardhura më të larta për kokë banori.

Se kush udhëheq me politika të arsimit e çfarë politike të arsimit kemi ne, krahasuar me Singaporin, është dëshmi se ne jemi jo më shumë se cirkuza joprofesional.

Të ngjashme