ShowBiz
Produksioni kundër çiftit Leo – Lela, reagon nëna e këngëtarit: Do të na keni neve gjithmonë
Demokracia
16:09 | 27 Nëntor 2024

Share:

Mbrëmë (e martë) në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP, është organizuar një festë.

E në këtë, konkurrentët u argëtuan dhe kërcyen për orë të tëra me njëri-tjetrin.

Por, duket që vëmendja nuk ka qenë te të gjithë banorët, por në disa prej tyre – video tashmë që janë publikuar në faqet zyrtare të këtij formati.

Foto: Screenshot/Instagram

Për këtë u bë një reagim nga nëna e Leonardo Gashit, e cila siç thekson nuk pajtohet me disa gjëra.

E njëjta pretendon që produksioni nuk po i jep shumë hapësirë çiftit Leo-Lela, pasi nuk u publikua asnjë nga videot e tyre.

“Sado që produksioni është kundër jush ne shohim dashurinë tuaj. Kamerat janë pak të fokusuar nga ju sepse fatkeqësisht nuk jeni të zgjedhurit e tyre, por fatmirësisht jeni të preferuarit tanë. Leo, Lela edhe në qoftë-se vazhdojnë të mos ju shfaqin në kamera dhe mos të ju japin rëndësi në faqet zyrtare të Big Brother do na keni ne gjithmonë neve që do shpërndajmë dashurinë tuaj të pastër”, ka thënë ajo.

Tutje në postim shtoi: “Asnjë video duke kërcyer bashkë në festë nuk është postuar. Turp”.

Pavarësisht kësaj, Leonardo dhe Lela janë një nga çiftet më të pëlqyer e më të dashur për publikun.

Të ngjashme