ShowBiz
Producentët e Bridgerton prezentojnë aktoren kryesore të sezonës së dytë
Demokracia
16:21 | 16 Shkurt 2021

Share:

Producentët e Bridgerton kanë njoftuar se ylli i Sex Education Simone Ashley do të luaj rolin kryesorë në sezonën e dytë e hitit Netflix.

Aktorja 25-vjeçare britanike do të shfaqet si Kate në pjesën tjetër të dramës televizive, transmeton Demokracia.com

Karakteri përshkruhet si “një grua e re e zgjuar, kokëfortë, e cila nuk vuan për asnjë budalla, qoftë ai edhe Anthony Bridgerton”.

Sezoni dy do të ndjekë vëllain e madh të familjes Bridgerton, Anthony, të luajtur nga Jonathan Bailey,

Xhirimet do të fillojnë në Angli gjatë pranverës.

Bridgerton u shfaq në Netflix në fund të vitit të kaluar dhe u bë një hit global.

Sezona e parë tregon për Rege-Jean Page si Duka misterioz dhe rebel i Hastings përballë Phoebe Dynevor si debutuesja Daphne Bridgerton.

Bridgerton është prodhuar nga Shonda Rhimes dhe është përshkruar si mix i Gossip Girl dhe Downton Abbey.

Netflix tha se shfaqja ishte bërë seriali i saj më i madh origjinal pasi u shikua nga një rekord prej 82 milion familjesh në 28 ditë./Demokracia.com

 

Të ngjashme