Auto&Tech
Prodhuesi më i madh i makinave në Kinë do të lansojë makinën rivale të Tesla
Demokracia
10:50 | 24 Mars 2021

Share:

Prodhuesi më i madh i makinave kineze ‘Geely’ po lançon një markë të makinave elektrike premium.

Kompania kineze, e cila zotëron Volvo dhe Lotus, njoftoi markën e saj Zeekr të makinave elektrike të marten, për shkak të kërkesës së Kinës për automjete elektrike.

Geely tha se do të zhvillonte dhe prodhonte makinat elektrike të nivelit të lartë nën markën Zeekr dhe pritet të fillojë dërgesat në tremujorin e tretë të vitit 2021, transmeton Demokracia.com.

Kompania zotëron makinat elektrike Polestar nën pronësi të Volvo Cars selia e së cilës është në Suedi dhe Evija e cila ende nuk është përfunduar nën pronësinë e Lotus.

Zeekr do të përballet me një konkurrencë të ashpër nga Tesla, Modeli 3 i së cilës ishte modeli më i shitur i automjeteve elektrike në Kinë vitin e kaluar. Ai gjithashtu do të konkurrojë me grupet kineze Nio, Xpeng dhe Li Auto të cilat po kanë mjaft shitje.

Strategjia fillestare për Zeekr do të përqendrohet në tregun kinez por gjithashtu do të shqyrtojë mundësitë e huaja duke pasur parasysh rritjen e kërkesës globale për automjete elektrike premium.

Pekini dëshiron që më shumë se një e pesta e automjeteve të shitura në Kinë të jenë elektrike deri në vitin 2025.

Geely ka ambicie për t’u bërë prodhuesi i parë global i automjeteve të Kinës me një shtrirje të ngjashme si Volkswagen. Së bashku me markat e saj Volvo dhe Lotus, ajo zotëron një pakicë aksionesh në pronarin e Mercedes-Benz Daimler.

Të martën Geely raportoi rezultatet e saj vjetore ku sipas tyre 1.32 milion makina u shitën në vitin 2020, krahasuar me 1.36 milion në vitin e kaluar. /Demokracia.com/

Të ngjashme