Kuriozitete
Prodhimi i verës shënon nivelin më të ulët që nga viti 1961
Demokracia
18:46 | 09 Nëntor 2023

Share:

Prodhimi global i verës këtë vit ra në nivelin më të ulët që nga viti 1961 pasi vreshtat u goditën nga moti ekstrem. Kjo është bërë e ditur nga Organizata Ndërkombëtare për Verën.

Prodhimi arriti në 244.1 milionë hektolitra, që është shtatë për qind më pak se në vitin 2022, njoftoi organi ndërqeveritar duke paraqitur vlerësimet e para.

“Edhe një herë, kushtet ekstreme klimatike, si ngricat e hershme, shirat e dendur dhe thatësira, ndikuan ndjeshëm në prodhimin e vreshtave në botë”, thotë organizata që ofron të dhëna për vendet që prodhojnë dhe konsumojnë rrush dhe verë.

Një numër i prodhuesve kryesorë në hemisferën jugore pësuan rënie të konsiderueshme të prodhimit. Australia, Argjentina, Kili, Afrika e Jugut dhe Brazili panë një rënie të prodhimit midis dhjetë dhe 30 përqind.

Italia humbi titullin e prodhuesit më të madh në botë pasi prodhimi i saj ra me 12 për qind, duke i lejuar Francës të rimarrë vendin e parë pasi prodhimi i saj mbeti i qëndrueshëm.

Spanja ruajti pozicionin e saj si prodhuesi i tretë më i madh i verës në botë, megjithëse prodhimi i saj ra me 14 dhe 19 për qind krahasuar me mesataren pesëvjeçare.

Të ngjashme