Lajme
Procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës pritet të fillojë më 30 prill
Demokracia
13:40 | 05 Mars 2021

Share:

Gjykatësi Nicolas Guillou ka propozuar që kalimi i çështjes së ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa të fillojë më 30 prill.

Guillou në seancën që është mbajtur sot ka thënë se mbrojtja e Salih Mustafës ka kohë që deri më 16 prill të njoftojë për nxjerrjen e materialeve, raporton Demokracia.com.

“Deri të premten të 16 prill 2021 mbrojtja urdhërohet që të lajmërojë ZPS’në për alibinë dhe të nxjerr materialet të mundshme në bazë të rregullit. Në qoftë se mbrojtja dëshiron që t’i drejtohet gjykatësit të procedurës paraprake me kërkesë për masa mbajtëse ndaj këtij materiali duhet ta bëj deri më 18 mars 2021. Të martën 6 prill, mbrojta urdhëroi që të dorëzoj masa mbrojtje për dëshmitarët”, ka thënë ai.

Tutje, gjykatësi i seancës ka thënë që më 30 prill të këtij viti, pritet që lënda të kalojë tek trupi gjykues, raporton Demokracia.com.

“Kalimi i çështjes tek trupi gjykues pritet që të ndodh më 30 prill 2021. Mbrojtja e z.Mustafa duhet të ekzistojë parashtresa për burgimin apo jo të z.Mustafa deri më 11 mars”, ka thënë Guillou.

Ndryshe, muaj më parë Mustafa në sallën e gjyqit në Hagë është deklaruar i pafajshëm për të gjitha aktakuzat me të cilat akuzohet.

Mustafa u arrestua më 24 shtator të 2020-tës dhe menjëherë u transferua në objektin e paraburgimit në Hagë. Ai është i arrestuari i parë i Gjykatës Speciale.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar, aktakuza kundër tij u konfirmua më 12 qershor 2020./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 04 Korrik 2024