Lajme
Procedohet në qeveri koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Demokracia
14:15 | 06 Prill 2021

Share:

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se është proceduar në qeveri koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. 

Haxhiu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë Kurti, përcjell Demokracia.com.

“Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë tonë prandaj edhe do ta fuqizojmë bazën ligjore kundër korrupsionit si dhe do fuqizojmë kapacitetet e institucioneve të drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar e korrupsionit”, tha ajo.

Postimi i saj:

Sapo finalizuam dhe e proceduam në Qeveri koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë tonë prandaj edhe do ta fuqizojmë bazën ligjore kundër korrupsionit si dhe do fuqizojmë kapacitetet e institucioneve të drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar e korrupsionit./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/hapeporten/posts/5200871206650295

Të ngjashme