Lajme
Procedohet në konsultime publike Koncept Dokumenti për procesin e vetingut në drejtësi
Demokracia
11:27 | 29 Korrik 2021

Share:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se sot është proceduar në konsultime publike drafti i Koncept Dokumentit për Zhvillimin e Procesit të Vetingut në Sistemin e Drejtësisë.

Haxhiu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se vetingu është një projekt që si prioritet strategjik ka përmirësimin e integritetit të institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë, përcjell Demokracia.com.

Postimi i plotë:

Sot është proceduar në konsultime publike drafti i Koncept Dokumentit për Zhvillimin e Procesit të Vetingut në Sistemin e Drejtësisë.

Vetingu është një projekt i jashtëzakonshëm që si prioritet strategjik ka përmirësimin e integritetit të institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Andaj, nga sot deri më datën 19 gusht i mirëpresim komentet e çdo zyrtari publik por edhe qytetari për këtë Koncept Dokument ashtu që të arrijmë ta finalizojmë këtë proces në mënyrën më të suksesshme./Demokracia.com/

Të ngjashme