Bayerni mund të mos ketë telashe në fushë, por në zhveshtore është një situatë tjetër.
Trajneri i sukseseve të Bayern Munich, Hansi Flick mund të largohet në fund të sezonit, transmeton Demokracia.com.
Emri i tij po përmendet për ta zëvendësuar Joakim Low te Gjermania. Kjo edhe ka ngritur tension në kampion bavarez, pasi raportet mes tij drejtori sportin Hasan Salihamidzic janë krisur.
Sipas “Bild”, ata janë në një luftë totale e cila nuk pritet të mbarojë kurrë. Arsyeja? Sipas mediave në vend, Flick ka refuzuar në kohët e fundit për t’u dhënë një mundësi lojtarëve të dëshiruar nga Salihamidzic, Tiago Dantas, Buona Sarr dhe Marc Roca. Injorimi i tyre nga Flick ka bërë që Hasan të nervozohet dhe të ftohë marrëdhëniet me 56-vjeçarin.
Flick nga ana tjetër ka dëgjuar që Salihamidzic ka nisur të pyesë për të ardhmen e trajnerit të Leipzigut, Julian Naggelsmanit. Se çfarë do të ndodhë mbetet të shihet por situata nuk po duket aq e mirë në kampin bavarez. /Demokracia.com