Sulmuesi i njohur brazilian, Diego Costa ka realizuar një nga golat më të bukur në karrierën e tij.
Futbollisti që sa luantë në kampionatet evropiane njihej si “problematik” ka shpërthyer me gol në fitoren e Atletico-MG ndaj Corinthiansas në kampionatin brazilian, përcjell Demokracia.com.
Costa mori një top në një distancë të largët dhe me një goditje të saktë “tundi” rrjetën e kundërshtarëve.
Ky ishte goli i parë i Costas me fanellën e skuadrës së re në Brazil.
33-vjeçari kulmin e karrierës në Evropë e kishte sa mbronte ngjyrat e skuadrës së Atletico Madridit dhe Chelseas.
Më poshtë mund ta shikoni golin e tij. /Demokracia.com