Bota e hip-hopit shpesh ka ditur të sjellë edhe përplasje fizike e dhunë mes individëve apo grupeve që u takonin taborreve të ndryshme.
Tekste ku promovohen substancat narkotike nuk janë të pakta në zhanrin hip-hop të muzikës kosovare. Madje, në platformat e ndryshme zyrtare, ato numërojnë miliona klikime.
Por, droga nuk është problemi i vetëm që mund ta përshkruajë industrinë e muzikës sonë. Dhuna, nxitja e urrejtjes e gjuha seksiste janë disa nga elementet që e portretizojnë atë.
Qoftë në këngët rap, hip hop apo ato të folklorit, gratë shpesh përshkruhen në terma pezhorativ e jo rrallë edhe në relacione të varshmërisë e nënshtrimit të tyre ndaj burrave,
Nisur nga ky pikëvështrim, arti kosovar, më konkretisht muzika, duket të jetë një fushë problematike e shoqërisë shqiptare.
Video nga minuta 20:00