Lajme
Prizrenasi 14-vjeçar i raportuar si i zhdukur, gjendet në Shqipëri
Demokracia
17:01 | 11 Shtator 2022

Share:

Një katërvjeçar nga Prizreni, i raportuar nga familjarët si i zhdukur, është gjetur sot në Shqipëri.

Më 8 shtator të këtij viti, një 14-vjeçar nga Prizreni ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët e tij.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me atë të Shqipërisë ka arritur që pas dy ditëve ta gjejë në Shqipëri të miturin me inicialet L.G..

“Pas një pune disa ditore në mbledhjen e informacioneve nga dëshmitarët e mundshëm, më datë 10 shtator i mituri është lokalizuar në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Kërkohet personi i zhdukur

Prizren, 11 Shtator  2022

Me datë 08 Shator 2022  nga familjarët e tij i mituri L. G. I lindur  me date 11.09.2008 , nga Prizreni,  është  raportuar si zhdukur.

Policia e Kosove , konkretisht Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, ka filluar hetimin e rastit.

Pas një pune disa ditor ne mbledhjen e informacioneve nga dëshmitarët e mundshëm, me datë 10 shtator i mituri është lokalizuar në Republikën e Shqipërisë.

Policia e Kosovës  në bashkëpunim me Policin e Republikës së Shqipërisë kanë arrit që të miturin ta  sjellin deri në Kosovë, prej nga është marr në përkujdesje nga Qendra për Punë Sociale.

Të ngjashme