Gjatë persona janë lënduar në një aksident trafiku pasi që dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe bie nga ura poshtë, në Prizren.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se si pasojë, lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi i automjetit dhe pesë pasagjerët e tij, përcjell Demokracia.com.
“Prizren 12.07.2021 – 01:00. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku i përfshirë ka qenë një automjet i udhëtarëve dhe me drejtues mashkull kosovar. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur kur drejtuesi i automjetit duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushte të rrugës, humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe bie nga ura poshtë. Si pasojë, lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi i automjetit dhe pesë pasagjerët e tij”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë të lënduarit, pas tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi./Demokracia.com/