Lajme
Prizren, një fëmijë 2 vjeç bie nga dritarja e restorantit
Demokracia
11:25 | 28 Prill 2022

Share:

Një fëmijë dy vjeçar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të lëndimeve që ka pësuar nga rënia e dritares në një restorant në qytetin e Prizrenit gjatë kohës së iftarit raporton Demokracia.com

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Rasti është trajtu si lëndim aksidental. Gjatë kohës së iftarit ka ra dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, për shkak të lëndimeve. Rasti ka ndodh në Prizren dhe njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes. Fëmija është 2-vjeç”, ka thënë Gashi.

Të ngjashme