Lajme
Prizren: Kapen barna pa banderola, të fshehura prapa murit
Demokracia
18:38 | 07 Prill 2023

Share:

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike i Policisë së Kosovës sot kanë zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prizrenit, ku janë kontrolluar 10 barnatore dhe në njërën prej tyre është gjetur një sasi e barnave pa banderola të cilat ishin të fshehura mbrapa rafteve të lokalit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se barnat pa banderola janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa në polici është shoqëruar një i dyshuar, si pronar i disa barnatoreve të cilat janë kontrolluar.

“Operacion ka qenë i koordinuar së bashku me Doganën e Kosovës (Njësia e Anti-kontrabandës) dhe Inspektorët Farmaceutik nga Ministria e Shëndetësisë. Në njërën nga barnatoret është gjetur një sasi e barnave pa banderola të cilat ishin të fshehura mbrapa rafteve të lokalit. Barnat pa banderola janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, kurse hetuesit policorë e kanë shoqëruar një person të dyshuar në Stacionin Policor në Prizren si pronar i disa barnatoreve të cilat janë kontrolluar”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, sot më 07.04.2023 kanë zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prizrenit.  Në realizim të këtij operacioni, janë kontrolluar 10 subjekte – barnatore, për të cilat ekzistonte dyshimi i arsyeshëm se të njëjtat biznese janë duke shitur produkte farmaceutike pa banderola dhe të njëjtat produkte dyshohet se janë kontrabanduar dhe të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

Operacion ka qenë i koordinuar së bashku me Doganën e Kosovës (Njësia e Anti-kontrabandës) dhe Inspektorët Farmaceutik nga Ministria e Shëndetësisë.

Në njërën nga barnatoret është gjetur një sasi e barnave pa banderola të cilat ishin të fshehura mbrapa rafteve të lokalit. Barnat pa banderola janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, kurse hetuesit policorë e kanë shoqëruar një person të dyshuar në Stacionin Policor në Prizren si pronar i disa barnatoreve të cilat janë kontrolluar.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës. Pas intervistimit është njoftuar prokurori kujdestar nga PTH-Prizren i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti ‘prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’’ dhe ‘tregti e ndaluar’,  kurse i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme