Lajme
Prizren: I goditi me veturë tre këmbësor, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes
Demokracia
15:04 | 12 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka goditur me veturë tre këmbësor në Prizren, dhe i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Në njoftimin e policisë thuhet se drejtuesi i automjetit fillimisht ishte ndalur në vendin e aksidentit, qe t’i ndihmon këmbësoret e t’i dërgon ne emergjencë, mirëpo këmbësoret nuk pranojnë dhe i njëjti  largohet nga vendi ngjarjes, përcjell Demokracia.com.

“Me datë 08 mars 2022 rreth orës 19:10, në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren vozitësi  N N, i cili ishte duke e drejtuar automjetin e tij me traga te Republikës se Shqipërisë ne rrugën “Mursel Osmanaj” dhe me te hyr majtas ne  rrugën “Tahir Sinani”, si pasoje e vozitjes se pakujdesshme  i  godet këmbësoret me pjesën e frontale te automjetit , ku këmbësoret  ishte  duke kaluar rrugën ne vend kalimin e shënuar  për këmbësor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Njoftimi i plotë:

Lëndoj tre persona në aksident, iku nga vendi i ngjarjes

Prizren,  12 mars  2022

Me datë 08 mars 2022 rreth orës 19:10, në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren vozitësi  N N, i cili ishte duke e drejtuar automjetin e tij me traga te Republikës se Shqipërisë ne rrugën “Mursel Osmanaj” dhe me te hyr majtas ne  rrugën “Tahir Sinani”, si pasoje e vozitjes se pakujdesshme  i  godet këmbësoret me pjesën e frontale te automjetit , ku këmbësoret  ishte  duke kaluar rrugën ne vend kalimin e shënuar  për këmbësor.

Drejtuesi i automjetit fillimisht ishte ndalur në vendin e aksidentit, qe t’i ndihmon këmbësoret e ti dërgon ne emergjencë, mirëpo këmbësoret nuk pranojnë dhe i njëjti  largohet nga vendi ngjarjes.

Si pasoj e aksidentit këmbësoret  pësojnë lëndime trupore, dërgohen ne Emergjencën  e spitalit te Prizrenit ku pas tretmanit mjekësor  lirohen ne shtëpi.

Zyrtar profesional nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të dyshimtin H.S i lindur në vitin 1994, e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me Lëndime të  Lehta Trupore dhe ikje nga vendi i ngjarjes.

Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti shkon ne procedurë te rregullt dhe dërgohet ne Gjykatën për Kundërvajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme