Lajme
Prizren: Goditje këmbësorit dhe mosdhënie e ndihmës ndaj të lënduarit
Demokracia
16:56 | 15 Qershor 2022

Share:

Me 13 qershor në rrugën “Brigada 128 “, përball My Market  në Prizren vozitësi ishte duke drejtuar veturën e tipit VW Pasat me targa të panjohura. Duke lëvizur mbrapa, i dyshuari me pjesën e pasme të veturës e godet këmbësorin i cili ishte duke qëndruar para marketit e duke e rregulluar mallin, pasi që i njëjti është menaxher në këtë market.

“Pas goditjes vozitësi është ndal ka biseduar me te lënduarin dhe pastaj i lënduari dhe vozitësi kanë vazhduar ne rrugët e tyre, ndërsa këmbësori i lënduar ne ora 17:20 minuta ka kërkuar ndihmën  mjekësor ne spitalin  e Prizrenit, pas tretmanit mjekësor ishte liruar ne shtëpi”,

Ndërsa, sot zyrtari profesional nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, “e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të dyshimtin LH., i lindur në vitin 1999, e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me Lëndime të  Lehta Trupore dhe ikje nga vendi i ngjarjes”, njofton policia.

“Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroi që rasti shkon në procedurë te rregullt dhe dërgohet në Gjykatën për Kundërvajtje”, përfundon njoftimi.

Të ngjashme