Lajme
Prizren| E bëri për spital, kunati shoqërohet në Polici
Demokracia
12:47 | 26 Nëntor 2022

Share:

Një burrë dje u shoqërua në Polici për dhunë në familje, ndërsa një grua, si pasojë e shqetësimeve, u hospitalizua në spitalin e Prizrenit.

Policia informoi se një grua raportoi se kunati i saj në vazhdimësi po i shkakton dhunë psikike dhe se dje e ka kanosur duke i thënë se do t’ia lëndojë fëmijët.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se kunati i saj, i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi i shkakton dhunë psikike dhe se sot e ka kanosur duke i thënë se do t’ia lëndojë fëmijët. Si pasojë e shqetësimeve viktima është hospitalizuar në spitalin e Prizrenit. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor.”, u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

Në lidhje me rastin, u konsultua prokurori i shtetit, i cili rekomandoi që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme