Lajme
Prizren| Arrestohen dy persona për posedim të lëndëve narkotike
Demokracia
17:49 | 23 Dhjetor 2022

Share:

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, kanë zbatuar urdhër-kontrollin e Gjykatës Themelore në Prizren.

Ata kanë realizuar një kontroll në një shtëpi dhe dy lokale në fshatrat Vlashne dhe Zhur, që janë në pronësi të A.A. 22 vjeçar dhe E.A. 25 vjeçar.

Gjatë kontrollit policia ka gjetur lëndë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë dhe për këtë janë njoftuar hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Prizren.

Nga aty janë konfiskuar tri paketime me lëndë narkotike, dy kavanoza dhe një qese me lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë. Pos kësaj janë sekuestruar edhe dëshmi tjera.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme