Sport
Pritjet e mëdha në Mitrovicë, Hajrizi flet për synimet
Demokracia
15:29 | 05 Shtator 2022

Share:

Interesimi për edicionin e ri është i jashtëzakonshëm, ndërsa pritjet janë të mëdha në qytetin e Mitrovicës.

Tifozët po presin me padurim garat, ndërsa ‘Xehetarët’ janë organizatorë të kualifikimeve në FIBA Europe Cup, si dhe Superkupës Mbarëkombëtare.

Kjo ka bërë që tema e basketbollit të jetë kryesore në qytetin e “Minatorëve”.

Basketbollisti me përvojë i Trepçës, Drilon Hajrizi ka folur për përgatitjet.

“Kemi filluar me kohë dhe deri më tani nuk kemi pasur ndonjë problem. Kemi zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore, që të jemi sa më të gatshëm për edicionin e ri. Po ashtu klubi ka bërë disa përforcime, që të jemi sa më konkurrues për edicionin e ri”, ka thënë Hajrizi për faqen zyrtare të FBK-së./Demokracia.com/

Të ngjashme