Otto John pritet t’i bashkohet së shpejti skuadrës së Prishtinës për ta ndihmuar në arritjen e synimeve këtë edicion.
Sulmuesi nga Nigeria për shkak të problemeve me dokumentacion, i ka munguar klubit kryeqytetas që një kohë të gjatë, raporton Demokracia.com.
Saktësisht, John i mungoi Prishtinës në fazën përgatitore në Antalia të Turqisë si dhe në fillim të stinorit pranveror.
Por, drejtori i Prishtinës, Fisnik Kërçeli ka thënë Demokracia.com se John është afër t’i kompletojë dokumentet për qëndrim në Kosovë.
“John është në pritje të pasaportës, na ka thënë se pret t’i bëhet këtë javë. Lejeqëndrimin e ka gati, por problemet me pandeminë e kanë bërë të veten”, deklaroi Kërçeli të martën.
Kështu, shumë shpejt ai do t’i bashkohet skuadrës që drejtohet nga Zekirija Ramadani.
Ndryshe, këtë edicion, John ka realizuar shtatë gola dhe ka dhuruar dy asistime në 14 ndeshje për Prishtinën. /Demokracia.com