Sport
Pritjes i erdhi fundi: Sot nis edicioni i ri në Superligën e Kosovës në futboll
Demokracia
11:26 | 21 Gusht 2021

Share:

Më në fund. Pas disa muajsh pushim veror, elita e futbollit të Kosovës do të nis në pasditën e sotme.

Edicioni 2021/22 në Superligën e Kosovës në futboll do të nis sot me tri ndeshjet e para.

Tri ndeshjet e sotme garantojnë spektakël për tifozët e futbollit kosovar.

Kryendeshja e sotme zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan mes nënkampiones në fuqi, Dritës dhe ish-kampionit, Feronikelit.

Ndeshje tjetër interesante do të luhet edhe mes Drenicës dhe Gjilanit në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj.

Kurse, ndeshja e tretë do të luhet mes Llapit dhe Ulpianës, ndërkaq të tria ndeshjet do të nisin nga ora 17:00.

Në bazë të rregullave anti-COVID nga Qeveria e Kosovës, në stadiume do të lejohen të jenë të pranishëm 30 përqind e kapaciteti./FrontOnline/

Të ngjashme