Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë fundjavë me javën e parë të edicionit 2021/2022.
Pas pritjes për rreth tre muajsh, elita e futbollit kosovar nis edicionin e ri ditën e shtunë, raporton Demokracia.com.
Edhe këtë edicion, pritet që “katërshja e madhe” ta thonë fjalën kryesore në luftë për titull të kampionit.
Prishtina, Drita, Ballkani e Gjilani janë katër skuadrat që vlerësohen si favorit për trofeun e më të mirit.
Klubet kosovare kanë shfrytëzuar në maksimum afatin kalimtar të verës në mënyrë që të përforcohen sa më shumë për këtë edicion.
Tri skuadrat e promovuara këtë edicion në kampionatin elitar të Kosovës janë, Malisheva, Ulpiana e Dukagjini.
Të shtunën janë në program tri përballje, e ku veçohet ajo ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit.
Ndërkaq, një ditë më vonë, pra të dielën janë në program dy përballjet e fundit të xhiros së parë.
Në bazë të përforcimeve, ndeshja me vëmendjen më të madhe pritet të luhet në Suharekë me Ballkanin nikoqir të Dukagjinit.
JAVA E PARË:
E shtunë
Drita – Feronikeli
Drenica – Gjilani
Llapi – Ulpiana
E diel
Malisheva – Prishtina
Ballkani – Dukagjini. /Demokracia.com