Sport
Pritje fantastike për futbollistin shqiptar në Arabi
Demokracia
21:20 | 06 Gusht 2021

Share:

Futbollisti shqiptar Ezgjan Alisoki vendosi të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite pas katër viteve të kaluara në Angli tek skuadra e Leeds United.

29-vjeçari është zyrtarizuar ditën e sotme si lojtar i Al Ahli dhe është pritur me lule nga pronarët sheik të klubit arab.

Një pritje e ngrohtë për shqiptarin tek i cili ka pretendime për paraqitjet në fushë pasi vjen nga futbollit evropian dhe me eksperiencë në disa klube.

Vetë klubi i Al Ahli postoi pamje nga mbërritja e Alioskit duke e cilësuar si ‘’Super Alioski’’.

Mbrojtësi i krahut bëri një debutim historik me Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Evropian duke realizuar dhe një gol.

Tek skuadra arabe, Alioski do të gjej për trajner shqiptarin Besnik Hasi, derisa do ta ketë shok skuadre brazilianin që ka luajtur për Barcelonën, Paulinho. /Demokracia.com

Të ngjashme