Dinamo Zagrebi kaloi në çerekfinale të Ligës së Evropës mbrëmë pas fitores 3:0 ndaj Tottenhamit në ndeshjen e kthimit të fazës 1/8.
Pas 90 minutave lojë, rezultati ishte 2:0 për kroatët, njejtë sikur fitorja e Tottenhamit në Londër para një jave, shkruan Demokracia.com.
Heroi i Dinamo Zagrebit ishte Mislav Orsiq i cili shënoi tre golat e fitores.
Edhe portieri i kroatëve, Livakoviq bëri një paraqitje mbresëlënëse.
Në një moment, ai ndali Harry Kanen në një rast të jashtëzakonshëm për shënim.
Shikojeni këtë pritje spektakolare të portierit kroat. /Demokracia.com
Save of the season?!
Dinamo Zagreb goalkeeper Livakovic… take a bow 🙇♂️🥵#UEL @TheRealBozza
— Sacha Pisani (@Sachk0) March 18, 2021