Sport
Pritja merr fund, Andi Zeqiri feston golin e tij të parë me klubin e Premier League
Demokracia
10:15 | 25 Gusht 2021

Share:

Sulmuesi shqiptar Andi Zeqiri ka gjetur golin e tij të parë me skuadrën angleze, Brighton. 22-vjeçari shënoi golin e dytë për Brighton, që mundi me rezultatin 2-0 Cardiff.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për fazat eleminuese të kupës angleze, “FA CUP”.

Zeqiri arriti të finalizojë me sukses një aksion të bukur të skuadrës së tij, duke goditur në mënyrë perfekte, e cila ishte e pamundur për tu ndalur nga portieri i Cardiff. Kujtojmë që Andi Zeqiri është i njohur për dramën e shkaktuar prej tij në lidhje me zgjedhjen e Kosovës ose Zvicrës si Kombëtaren e tij.

Të ngjashme