ShowBiz
Pritja drejt fundit, Maluma pas dy javësh performonë në Tiranë
Demokracia
19:06 | 02 Mars 2022

Share:

Koncerti i Malumës u shtye dy herë për shkak të pandemisë.

Por si duket jemi drejt fundit, pasi Maluma më në fund do të jetë në Tiranë.

Tashmë është zyrtare edhe data kur do të mbahet koncerti.

14 marsi e sjell Malumën në Tiranë për të performuar para gjithë fansave që e duan muzikën e tij.

Bashkia Tiranë dhe kompania RedCloud si organizatorët e këtij koncerti kanë bërë me dije se nuk do të ketë rimbursim të biletave të blera, por ato do të jenë të vlefshme për datën e re të koncertit.

Gjithashtu ata kanë këshilluar që personat që duan të shkojnë në koncertin e yllit të muzikës latine, duhet t’i ruajnë biletat e tyre.

Koncerti do mbahet në Sheshin Nënë Tereza dhe është pjesë e turit botëror të artistit me famë ndërkombëtare.

Edhe ylli muzikor ka shprehur entuziazëm për ardhjen e tij në Shqipër./Lajmi.net/

Të ngjashme