Lajme
Pritja 36 sekondëshe si 100 vjet, “Putin dukej se donte ta mbyste Erdoganin”
Demokracia
23:25 | 19 Korrik 2022

Share:

Një video është publikuar në Twitter, ku shfaqen momentet e sikletshme për Putinin derisa pret pak sekonda Erdoganin për takim.

Ai demonstron disa veprime të pazakonta përmes mimikës dhe gjestikulacioneve.

“Duket se po mendohet se si ta vras Erdoganin”, ka shkruar publikuesja e videos.

Ndryshe, zhbllokimi i eksporteve të grurit ishte çështja kryesore në agjendë në këtë takim, ndërsa diskutime patën edhe për thellimin e bashkëpunimit në disa fusha.

Gjatë takimit, Putin e ka falënderuar Erdoganin për përpjekjet e tij “për të ndërmjetësuar, duke ofruar një platformë turke për bisedime mbi problemet që lidhen me ushqimin, problemet e eksportit të drithërave përmes Detit të Zi”. /Express

Të ngjashme