Sport
Priti penalltinë e Messit, por Szczesny thotë se humbi bastin me argjentinasin
Demokracia
10:34 | 01 Dhjetor 2022

Share:

Portieri i Polonisë, Wojciech Szczesny, ka thënë se ai ka humbur një bast prej 100 eurosh me Lionel Messin për vendimin e gjyqtarit në lidhje me penalltinë e dhënë në ndeshjen Poloni – Argjentinës në Kupën e Botës.

Portieri 32-vjeçar u gjykua se kishte faulluar Messin në pjesën e parë të ndeshjes të së mërkurës në Grupin C mes Polonisë dhe Argjentinës, duke shkaktuar 11-metërsh për argjentinasit, nga e cila priti goditjen e Messit.

“Ne folëm para penalltisë. Unë i thashë atij se do të vë bast 100 euro që ai [arbitri] nuk do ta jepte atë. Kështu që, unë kam humbur një bast kundër Messit”, tha ai për TV 2 Sport, transmeton Demokracia.com.

Szczesny priti goditjen e Messit në minutën e 39-të, duke ruajtur baraspeshën 0:0 deri në minutën e 46-të kur Mac Allister zhbllokoi shifrat në të mirë të Kombëtares së Argjentinës.

Alvarez vulosi epilogun përfundimtar 0:2 të asaj ndeshje në minutën e 67-të./Demokracia.com/

Të ngjashme