Sport
Pritet spektakël në ndeshjen vendimtare/ Prishtina shet të gjitha biletat, Trepça paralajmëron organzimin e madh në Mitrovicë
Demokracia
13:39 | 29 Prill 2023

Share:

E diela është e rezervuar për derbin mes rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës, Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Përveç rivalitetit që kanë këto dy skuadra, ndeshja e nesërme pritet të jetë tejet interesante edhe për faktin që është vendimtare për skuadrën e dytë finaliste për “Play-Offin” e këtij edicioni në Superligë.

Ndeshja e pestë gjysmëfinale do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, të dielën, nga ora 17:15.

Klubi i Prishtinës ka njoftuar se ka shitur të gjitha biletat për ktë ndeshje, duke konfirmuar se nesër pritet të ketë spektakël.

E interesimi i madh për këtë ndeshje nuk ka se si të mungojë në Mitrovicë, aty ku tashmë është paralajmëruar një organizim që do t’ua mundësojë mitrovicasve ta shikojnë bashkë ndeshjen në fjalë.

KB Trepça, përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit, ka bërë të ditur se nesër, në palestrën “Minatori” do të vendoset një monitor gjigant.

Kujtojmë se seria gjysmëfinale mes Prishtinës dhe Trepçës është e barabartë 2:2. Skuadra që do të fitojë nesër, do të sigurojë kalimin për në finale.

Njërën prej tyre në finale e pret Peja, që në gjysmëfinale eliminoi kampionin në fuqi, Golden Eagle Yllin.

Të ngjashme