Lajme
Pritet shkarkimi i Valbon Krasniqit nga pozita e drejtorit të SHSKUK-së, bordi sot merr vendim
Demokracia
13:05 | 27 Korrik 2022

Share:

Valbon Krasniqi sot mund ta ketë ditën e fundit si Drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Demokracia.com merr vesh se shkarkimi i Krasniqit nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës është në rend dite në mbledhjen e Bordit të SHSKUK-së, që pritet të mbahet sot gjatë ditës.

Gjithashtu, bordi Drejtues i SHSKUK-së është duke shqyrtuar sot raportin e Zyrës Kombëtare të Auditorit. Ky raport është cilësuar si i kualifikuar dhe i njëjti ka nxjerrë disa parregullsi në menaxhimin e buxhetit dhe kontratave në SHSKUK.

Krasniqi e ka mbajtur zyrtarisht këtë pozitë që nga 10 shkurti i vitit 2021, ndërsa disa muaj më herët ushtroi detyrën e drejtorit të ShSKUK’së, pas largimit të Basri Sejdiut.

Demokracia.com ka provuar të kontaktojë me Valbon Krasniqin, por i njëjti nuk i është përgjigjur thirrjeve.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës është themeluar në vitin 2013 si institucion autonom dhe i pavarur publik shëndetësor, me rëndësi të veçantë publike. SHSKUK përbëhet nga institucionet e nivelit dytësor dhe tretësor të kujdesit shëndetësor në sektorin publik të shëndetësisë.

SHSKUK-ja ka pasur buxhet 135 milionë euro sivjet./Demokracia.com/

Të ngjashme