Lajme
Pritet shkarkimi i kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës
Demokracia
12:53 | 27 Qershor 2023

Share:

Asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës janë duke mbajtur seancën e tyre të radhës, ku si pikë të rendit të ditës kanë edhe shkarkimin e kryesuesit të këtij kuvendi, Fehmi Kupina. 

Sipas një burimi brenda kuvendit komunal thuhet se këtë propozim si pikë të rendit të ditës e kanë propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndryshe, kryesuesi i Kuvendit Komunal nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fehmi Kupina ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo parti, duke u deklaruar si kryesues i pavarur.

“Unë jam anëtar i pavarur i kryeqytetit dhe nuk do t’i përkas asnjë partie apo grupi politik. Mandatin tim si kryesues i Kuvendit dhe si anëtar i pavarur do ta ushtroj në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës dhe do të jem besnik i secilit votues dhe qytetari të Prishtinës”, kishte thënë Kupina.

Të ngjashme