Lajme
Priten reshje shiu në Kosovë
Demokracia
06:59 | 30 Mars 2022

Share:

Sot dhe nesër do të mbajë mot me diell dhe me vranësira në vendin tonë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vranësirat kryesisht do në nisin ditën e enjte dhe tutje parashihen që të sjellin riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s, ndërsa në Dukagjin, në veri, parashihen erëra me shpejtësi mbi 15m/s.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ç’rregullta. Vranësirat kryesisht ditën enjte dhe tutje, parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s, ndërsa në Dukagjin, në veri, parashihen erëra me shpejtësi mbi 15m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Demokracia.com/

Të ngjashme