Lajme
“Prita që vajza të kthehej e të më thoshte jam mirë”, flet nëna e Sibora Geganit: Dua të di kush e ndihmoi vrasësin
Demokracia
09:32 | 25 Qershor 2023

Share:

Sibora Gegani, 22-vjeçarja shqiptare u vra dhe u muros nga i dashuri i saj 9 vite më parë në Spanjë, ndërsa trupi i saj u gjet para disa javësh.

Nëna e Siborës në një intervistë për ‘La Repubblica’ shprehet se do të dijë se kush e ndihmoi vrasësin.  Ajo thotë se Sibora ishte shumë e dashuruara me Marcus Gaius Romeo.

“Askush nuk më besoi kur thashë se i kishte ndodhur diçka e keqe asaj. Dua të di kush e ndihmoi vrasësin! Sibora ishte shumë e dashuruar me atë! “– thotë Betta Shahini.

Megjithëse shanset ishin të pakta, nëna e Siborës shpresonte që ajo të kthehej e të thoshte jam mirë.

‘Kur më erdhi analiza e ADN-së ishte momenti më i keq i jetës sime, sepse kisha një shpresë që vajza ime të kthehej dhe të më thoshte gjithçka ishte mirë. Si e vrau një vajzë në lule të jetës, vetëm 22 vjeçe. Ai për mua ishte një mostër një vrasës!’– shprehet ajo.

Pas rreth 9 vitesh nga vrasja në vitin 2014 në Spanjë, autoritetet kanë arritur të gjejnë eshtrat e Sibora Geganit në banesën ku ajo ka pas jetuar bashkë me ish-të dashurin e saj, Marco Remeo, i cili është edhe vrasësi i saj.

Sibora Gagani u shpërngul në një banesë me italianin në Costa del Sol në vitin 2011 dhe u zhduk më 7 korrik 2014.  Në atë kohë, Gagani ishte 22 vjeç dhe punonte si kamariere në qytetin Costa del Sol.

Të ngjashme