Lajme
Prishtinës: Babai e raporton të zhdukur djalin e tij
Demokracia
09:53 | 04 Maj 2025

Share:

Një qytetar i Prishtinës ka lajmëruar në polici zhdukjen e djalit të tij, i cili është larguar nga banesa dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur kontakt me familjen.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” më 2 maj, rreth orës 07:00 të mëngjesit. Sipas deklaratave të familjarëve, i riu është larguar pa dhënë detaje dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e tij.

“PERSON I ZHDUKUR- Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 02.05.2025 – 07:00.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar, është larguar nga banesa dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime.”

Të ngjashme