Lajme
Prishtinë| Vëllai ther me thikë vëllain e tij
Demokracia
11:35 | 12 Nëntor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që ka therur me thikë vëllain e tij në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh thuhet se i dyshuari pas një zënke që kishte pasur e kishte sulmuar dhe e kishte therur me thikë vëllain e tij.

“DHUNË NË FAMILJE/ Prishtinë 11.11.2022-21:04 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar-vëllain e tij, e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme