Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Prishtinës gjatë muajit prill janë shqiptuar 8 mijë e 149 gjoba për kundërvajtje, ndërsa vetëm sot në rrugën Prishtinë-Gjilan janë konfiskuar 15 patentë shofer për tejkalim në vijën e plotë.
Në njoftimin e Policisë thuhet se Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor është duke vazhduar me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik, përcjell Demokracia.com.
“Duke kërkuar kujdes të shtuar, për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, ju njoftojmë se operacionet për siguri në rrugë, do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Në Rajonin e Prishtinës, po vazhdon implementimi i planeve operative për ngritjen e sigurisë në trafik
Prishtinë, 05 maj 2022- Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik.
Gjatë muajit prill 2022, janë shqiptuar 8149 tiketa për kundërvajtje të ndryshme, ndërsa vetëm sot në rrugën Prishtinë-Gjilan janë konfiskuar 15 patentë shofer për tejkalim në vijën e plotë.
Duke kërkuar kujdes të shtuar, për të gjithë pjesmarrësit në trafik, ju njoftojmë se operacionet për siguri në rrugë, do të kënë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar./Demokracia.com/