Lajme
Prishtinë| Një person i lënduar me mjet të mprehtë në rrugën “Bill Clinton”
Demokracia
19:47 | 15 Dhjetor 2022

Share:

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 18:30 ka pranuar një informatë se një person i lënduar ndodhet në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Në përgjigjen e Policisë për Gazetën Express thuhet se bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se lëndimet e personit janë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.

“Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën se një person i lënduar ndodhet në rrugën Bill Klinton në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se lëndimet e personit janë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.

 

Të ngjashme
Lajme • 20 Maj 2024