Lajme
Prishtinë: Një kamion dhe tri vetura dyshohen se janë përfshirë nga zjarri, lëndohet një person
Demokracia
14:02 | 15 Janar 2022

Share:

Një kamion është përfshirë nga zjarri dhe po ashtu dyshohet se janë prekur edhe tri vetura në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 13:30, është raportuar se  në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë , një kamion është përfshirë nga zjarri.  Dyshohet që nga zjarri ose tymi të jenë prekur edhe tri vetura përreth kamionit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit”, tha Borovci.

Ai tha më tej se deri më tani raportohet për një person  të lënduar.

Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen./Demokracia.com/

Të ngjashme