Lajme
Prishtinë: Ndërpritet rryma në rrugën “Isa Kastrati”, shkak dëmtimi i shtyllave
Demokracia
20:18 | 08 Maj 2025

Share:

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të dëmtimit të dy shtyllave elektrike në rrugën “Isa Kastrati”, është ndërprerë përkohësisht furnizimi me energji elektrike në këtë zonë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja është bërë nga kompania KEDS dhe pritet të zgjasë për rreth 3 deri në 4 orë, deri në sanimin e plotë të dëmit dhe rikthimin e furnizimit të rregullt me energji.

Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, të Policisë së Kosovës dhe të KEDS-it janë të angazhuara në terren dhe po punojnë intensivisht për të rikthyer sa më parë normalitetin.

Autoritetet komunale kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve deri në zgjidhjen përfundimtare të situatës.

Të ngjashme