Lajme
Prishtinë| Dhunoi një vajzë dhe u paraqit si zyrtar policor, arrestohet i dyshuari
Demokracia
09:19 | 11 Shkurt 2023

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një person pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale dhunim ndaj një vajze.

Sipas policisë, ai dyshohet ta ketë kërcënuar dhe shantazhuar vajzën duke u paraqitur si zyrtar policor.

DHUNIM/ Prishtinë 10.09.2022 – NN. Me datën 10.02.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën penale dhunim ndaj viktimës femër kosovare duke e kërcënuar, shantazhuar dhe duke u prezantuar si zyrtar policor”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Demokracia.com

Të ngjashme